Ah moj zanë e bukura zanë!
Veç një fjalë du me ta thanë.
Kujt ia lamë ne Bjeshkë e verri?
Kujt ia lamë gjithë at’ Malsi?
Ah moj zanë, oj vetull hanë!
Pse i lamë vetëm babë e nanë?
Vetëm ti zanë, rri në ato male,
kalon mote me kangë e valle.
Ndoshta të lodha moj bukuri,
që po të pyes unë përditë ty.
Ti më trëgon për Malsinë time,
që m’ka mbet ajo në kujtime.
Ah moj zanë, e lumja zanë!
Më dhemb zemra me të thanë.
Në dhena t’huaja na shkoi rinia,
me lot malli,e sytë nga Malsia.
Ah moj zanë, e bukur si ylli!
Shtatin n’bjeshkë kokën te qielli.
Vetëm ti, ke mbet në ato anë,
përditë fol ti me diell e hanë.
Kuvëndon me male e kreshta,
me ato vatra mbetur të shkreta.
Zog as qyqe, atje ma s’këndon,
ka mbet e shkret Malsia jonë.