SHPIRTI NDEZË ZJARRE
Tek shfaqesh xhadesë, si duhamë detesh
Nis e dridhem si purtekë pe ari
Ndiz e fik ftyrës, sikur dritë fari
Hapat tu ndjek, fërfëllimë errsinës,
xixëllonjë mali…
Mos ishte kjo vap e gushtit
Apo deti shfryn dallgët, tallaz_ tallaz
Ç’më mbeshtjell trupit nji zagushi
Zani yt tingëllon, si bylbyl mbi pullaz
Ç’simfoni luhet dejesh
Oh ,ç’melodi….
Si n’hojza derdhet mjaltë,ajkë shpirti
Tek më puth ambel mbi buzē e sy
Gishtat ngatrron flokesh si lastarë
Buzet ngjit gushës diç pëshperitë
E jemja Rrushe, si perëndeshë
Si ty e bukur nuk asht askush
Oh, dehet e dalldiset, shpirti ndez zjarre
Poret çelin, lulëkuqe fushe
Ah ky perêndim, si nuse lozonjare
Prehnit tem ulet i bukuri im !