MERAKU I NËNËS
Dimra të egër vinin në fshat,
e deri kur vinin kohë te mira në maj,
por nëna gjithnjë e kish një merak,
merakun për fëmijët e saj.
Që nëna se vriste mendjen, s’e besoj,
veç në dritë të syrit na shihte,
se ajo të gjithëve na donte njësoj,
dhe me merakun e saj na mbështillte.
Dimra të ashpër seç ishin në fshat,
siç kish dhe ditë të nxehta korriku,
nëna për fëmijët e kish një merak,
e për një jetë të tërë meraku s‘i iku.