VAJZA E GERMAVE
Si tramvaj mesnate ndaloj mbi një fletë,
Derdh gërmat udhëtare në të vetmin stacion.
Me to stolis fjalët, territ i jap jetë,
E bëj sirenë shpirti qiellin që gjëmon
.
Jam vajza e germave, si me rruazat luaj,
I qëndis në gjoks si nuanca ylberi.
Me dorën që dridhet një ndjenjë shkruaj,
Pena peng në një varg më ngeli.
Jam vajza e germave që agimin ndrisin,
Diku në një varg kujtimin tënd ruaj.
Germat një nga një fletën e stolisin
Pa pranga, pa ndrojë, shkruaj… shkruaj…