Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritRemzi Limani-GRUAS SË PANJOHUR

Remzi Limani-GRUAS SË PANJOHUR

GRUAS SË PANJOHUR

Një grua krejtësisht të panjohur,
e shoh në format e gdhendura me sy Perëndie.


Bukuria e saj,
derdhur mrekullisht me gjëmat e barabarta,
e lidhur e futur brenda një unaze prej sermi,
ecte me hapat e një zonje, lindur në rrethin e dritës së plotë, siç lindin perëndeshat e diellta.


Një grua e bukur, bionde e gjatë,
e gjatë sa nata e përvjelur mbi trupin e saj.
Padyshim, ishte një Prikë e Zotit, për t’i mahnitur gëlltitësit e kafesë së mëngjesit, gjithnjë rrugës së njejtë kah parakalonte shkëlqimi i saj.


E shikoj atë grua me flok të tjerrur që ecën mbi bukuritë e saj të pashpenzuara kurrë.


S’do mend,
ajo grua, sy mëngjesi i panjohur,
ishte lindur për të qenë e adhuruar deri në prag të vdekjes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT