BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KU TY TË KËRKOJ?

Valbona Kolaveri-KU TY TË KËRKOJ?

Ku ty tē kërkoj?
Në cilin varg je tash?

Në vetminë e gurtë
Mendimet janë të mishta

Po dridhen pa bërë zë
Kanë shpirt endacaku
E po lypin sy

Kërkojnë veç me më pa
Me të ba za nga larg

Me më dasht pa drojë
Të jap gjithë melankolinë

Me më thirr çdo herë
Pa të pa kush je

S’e s’mund ta dinë
Të gjithë

S’e na marrin fjalët
E na vjedhin sytë

Me zemër folmē
Dhe ik

Dhe unë prap
Do të të gjej
Në një tjetër varg

Të marr udhës së largët
Ku askush se di

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT