Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-Ag i bardhë i legjendës arbërore

Pajtim Xhelo-Ag i bardhë i legjendës arbërore

Ag i bardhë i legjendës arbërore

Që lart, nga qiell’ i parajsës vjeshtore,
ra një yll errësirës, n’anëdet,
u fsheh në heshtjen e valles mbrëmësore,
dhe rendi ëndrrave në këtë qytet.


Dhe u përhap një fllad plot dehje hënore,
nata ledhatoi lodhjen me freski,
fëshfërinë gjethet këngë drithërore,
I begati shtator, bekuar qofsh ti.


Po enden hijet në jetën mjegullore,
qindra shekuj ka përcjellë ky qytet,
ag i bardhë i legjendës Arbërore,
mjekërthinjur, i moçëm sa jeta vet.


Ty të lakmuan Mbretër e Perandorë,
Zoti të la faltore për Arbërinë,
në themelet e tua ke dy shenjtorë,
Aulin , Onën , që mbrojtën dashurinë.


Mbrëmje shtatori ish kur ky gji i qetë,
përpiu dy ëngjëj, dy pafajësi,
aty dy detet u bashkuan përjetë,
Adri dhe Joni, vëllezër, Perëndi.

Thonë ra një yll atë çast te ky gji,
Çdo shtator nga një yll prej qiellit zbret,
ashtu si sonte mbi qytetin magji,
hedh vallen e vjetër dhe na përshëndet.


Çdo shtator, mbi Vlorë ulet Afërdita,
puth në gji Aulin, Onën dhe dy detet,
çmallet me ta gjer në ag, kur bie drita,
pastaj, yll i fundit largësive tretet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT