Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-TROKITJE NË PORTËN TIME

Asllan Miftari-TROKITJE NË PORTËN TIME

TROKITJE NË PORTËN TIME

Vitet trokasin portën, e ikin pa lënë gjurmë
Pa u ndjerë ikin…, si ujë në poshtë urë
Syri gjurmon vitet e ikura, e fotot varur mbi mur
Të ikni ju vite…? – Joooo…! – Shpirti thotë, jo kurrë !


Shpirti të zhgënjen me flokun gri, e rrudhat në ballë
I ri don të mbetet, si në moshë të njëzetë
Zemra të tradhëton, e udhëton përkrah me vitet
Herë ecën ngadalë, herë ritmon në të shpejtë..!


Vitet ikin…, si lumi me vërshim
Ikin e lënë shije, me dhe pa lezet
Në hodhe hapin e dytë, në derë prite të tretë !
E tillë është ndërtuar, kjo tinëzare jetë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT