PARA NDJENJËS
Dielli dyzuar varej mbi det,
si medaljon në dekoltenë e perëndimit,
flakëruar horizonti,
gjuhëz flake sillte në breg.
Në atë fashë drite dehej dashuria,
puthjet ngjizeshin prej ajri,
universi sfumohej para ndjenjës,
valët përmbyteshin nga afshi.
