TROKITJE E LEHTË…!
Sonte do të vij qetë-qetë të trokas
në portën e zemrës sate të djegur
do ecë ngadalë e qetë,s’do bërtas
s’di a do jesh zgjuar apo ke fjetur!?
Do nisem para agut të mëngjesit
atëhere kur ti mund të jesh zgjuar
do të jem aty kur rrezet e diellit
mbi dritarën tënde do jen lëshuar.
Rrugës drejt teje do të hapëroj
me një tufë lulesh si trëndafile
sa shumë dua në dorë t’i dhuroj
dhe nëse do jet çast lamtumire!
Edhe tash nga larg do trokitë
në atë zemrën tënde të artë…
kujto ditët,kur unë të kam pritë
E koha errët…i preu si me shpatë!