FLAKË E VALË
Adili dhe Vita u ndanë
mes kënetës
Nuk e di ku u takuan
pas vitesh
Dashuria ndezi
gëzimin në dritën e
mekur
Pabesia mes
shkretëtirës flinte
Në Altarin e gurtë
Argjiroja gurëzuar
Lulen e Kujtimit e hoqi
nga dheu
Ah, dashuria ky det
i dallgëzuar
Në Dardani kishte
mbërritur Odieseu?
ËNDËRROVA
Nënë
Më erdhe në ëndërr
Lotët e mi
Pikonin në faqet e tua
Në vesh
Më pëshpërite
“Bija ime mos u
gjunjëzo para shtrëngatave
Jeta i ka të papriturat e veta
Dashuroje
Diellin
Ylberin
Valët e lumit
Jeto më shpirtin
përrallor”
KUR SHKRUAJ
Kur shkruaj pa emrin
tim
Gjithë me lot syri më
mbushet
Si një krua që veç
Rrjedh
Kur gëzimi e humb
shpresën
Si udhëtar që udhën
s’gjen.
Kur bie borë e mali
zbardhet E acari çdo gjë ngrin
Ashtu shpirti im është
ftohur
Kur nuk jam
Ajo që jam
Kur shkruaj vargje pa
një emër që ta din se
kush krijon.
Në këtë botë te
çoroditur edhe këtë
më kërkojnë.