Partia Socialdemokrate ka kundërshtuar ardhjen në Kosovës të Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. Është hedhur tym nga aktivistë të PSD-së, ndërkohë që ka ndërhyrë Policia e Kosovës.
Në gjithë rrëmujën e krijuar, në pamjet e siguruara nga T7, është parë i shtrirë edhe një gazetar që ka qenë duke e përcjellë ngjarjen, shkruan Gazeta Express.
Siç raportojnë gazetarët e Express dhe T7 nga terreni, në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Ambluanca e cila po trajton gazetarët e dëmtuar nga tymi e gazi lotësjellsës./Express/
