Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Taka-TRANZICION

Hamit Taka-TRANZICION

TRANZICION

Prindër të braktisur
Nga fëmijë me emra të ndrruar;


Gra lënesha
Nga burra të padashuruar;


Të rinj në kryqëzime
Si anije në dete pa busull;


Ideale të shfytyruara
Si vera e kthyer në uthull;


Endërra të shngjyrosura
Shavar i gjatë tranzicioni;


Vlera të varrosura
Në piramida të larta korrupsioni;


Gjuha-bishë e plagosur
Nga thikat e fjalëve të huaja;


Dhe poetë që kërkojnë
Në fundet e zemrave tuaja…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT