Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi-KËTË MËNGJES

Hyrije Jusufi-KËTË MËNGJES

KËTË MËNGJES

Këtë mëngjes zëri yt tingëllon nga lartësitë
U përhap hapësirës, ku frymoj si hije yjësie
E strukur në brendësinë e simes ndjenjë
Po vallë pse marrë frymë tokës së braktisur.


Nga peshë e vetmisë kallen fijet e shpirtit
Diellit në luftë rrëmbeu më të bukurat dëshira
Notoj thellësisë së detit ndezur zjarr trupit tim
Peshë e jetës bartur valëve të çmendura
Venitem në tiraninë e kujtimeve të mekura


Mbarim dhe përkulje gjunjësh mbytur puseve
Zërit tënd


Hijes së verbuar tretëm trishtimit jetë
E shpirtit që pa pra i kryqëzuar shtegtoj horizontit
Lëngon në peshën e fajit rrugës së fatit pa fund
Tek im Zot që dënimin e paguan këtë botë mëkatare


Këtë mëngjes jam nën frymën tënde ngufatëse
Jam piktura jote e gjallë në shpirt si trëndafili
Hirushja e ëndrrave tua pendim përtej reve qiellit lakmitar
Prita në kështjellën e zemrës ylberin e ngjyrave të hirta
E tillë isha në kohë dje
Sot e deri në ditën e fundit të ferrit tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT