MES TROKITJEVE TË SHIUT,
e rishkruaj historinë time
në mëngjeset që kometa
të humbura kërkojnë.
Një arsye ndjek
që të padukshmen të prekë
dhe netët në ëndrrën
e bredhave t’i fusë.
Ditë të indinjuara
shfaqen në agimin
që mes buzëve ulërin,
dhe tinguj në zemrën
e kristaltë varen tani.
Më veshin me det
për të jetuar ende
e pafajshme dhe lakuriqe
si zjarri dhe uji.
Ti duamë
ashtu si kopshti me trëndafila
dashuron gjembat
kur dielli ngec
midis sythave
derisa të rrjedhë gjak.
MARIA TERESA LIUZZO
Përktheu nga italishtja: IRMA KURTI
