Tuesday, December 3, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikKatër vjet pa `Bilbilin e Kosovës`, Nexhmije Pagarushën

Katër vjet pa `Bilbilin e Kosovës`, Nexhmije Pagarushën

U bënë katër vjetë që kur u nda nga jeta, mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila edhe sot në këtë përvjetor të vdekjes vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila frymëzon zemrat e shumëkujt.

Me zërin e saj të shkëlqyeshëm dhe interpretimin e ndjeshëm, Nexhmije Pagarusha arriti të kapte zemrat e publikut në mënyrë të paimagjinueshme. Këngët e saj, si “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë të tjera, nuk janë vetëm kompozime muzikore, por janë pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera.

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT