PRANVERË NË DIMËR
Rrezet e diellit
sa bukur rrezojnë
të varfërit ngrohën
jetën e kalojnë.
Natyra është e qetë
gjithçka ka ndryshuar,
jemi apo s’jemi n’dimër
jam duke dyshuar.
Dielli me rreze
motin e ndryshon,
zogu në pemë
nis e cicëron.
Dimri pa borë
fare s’ka lezet
jemi në dimër
po më vjen siklet.
Ky dimër me pak borë
fëmijët i ka harruar,
asnjë dardolec
ata s’kanë mbaruar.
Bora e bardhë
fushën s’ka mbuluar.
se pranvera n’dimër
diku e ka larguar.
