…” Tifozja e “zjarrtë”, kapelja e Lilit dhe Unë, Portieri i ekipit…!!!”
…..Qershor 1978, muaji i aksionit në Fierzë të Belshit.
Kishim mbaruar vitin e tretë akademik vitin e fundit.
Fati përsëri më “trokiti” në derë dhe gjeta “mik”, agronimin e Fierzës, nipi i komshijes time. Koicidenca atë ditë fillimi të qershorit me mamanë vizitë se komshija ishte e sëmurë. Aty u njoha me nipin e saj, agronimin dhe përfundova “mbushja ” ujë me “Zetor” në Çepunë, për të pirë dhe për tu larë.
Mbasdite luanim futboll tek fusha para shkollës.
Tifozë kishim shokët e grupit dhe shoqet, të cilat pas portës uleshin në një “kodrine” të vogël dhe merreshin me punë dore, dikush një tantellë, dikush punë kryq.
Une luaja si portier i ekipit të Ekonomikut. Përballë kishim çunat e Fierzës, ku ishin shumica të “internuar” për bindje politike.
Nga ekipin ynë mbaj mënd: Ferit Doçi, durrsaku me kaçurrelat e tij të dëndura, Shyqyri Kau, krutani luftarak, Sokol Skëndo, durrsaku simpatik, Ilirjan Pengu, korçari i talentuar, Dhori Kule, beratasi, i ekonomi politikes, biles me numrin 10, Stefan Koçollari, gjirokatriti mik i hershëm me mua ekonomisti politikl, Bardhyl Demi, lushnjari i heshtur, kontabilisti i grupit tim “222”, nje çun nga Laçi dhe të tjerë.
Çdo mbasdite gocat e grupit tim “222” Vojsava (Rina) Bilaj, Valentina Meminaj, Gjinovefa Kafeja, Xhuljeta Shllaku, Natasha Shehu Sofika Boti, Valentina Gjoni, Suzana Hakrama, Katerina Dine, Merita Makriu, Natasha Sinani, bënin “tifo” për ne, çunat e ekonomikut.
Por në kujtesë më ka mbetur se kisha një “tifoze” të zjarrtë, një studente e bukur me flokë me onde nga Tirana.
Sa herë prisja ndonjë “shut” të fortë ajo përplaste duart më gjatë. Une ktheja kokën dhe të dy qeshnim.
Lilit, një dite ikërkova të më qepte një “kapele” me strehë.
Nuk e bëri të gjatë Bardha (Lili) dhe e qepi. Ishte një basëm me topa të vegjël bojëqielli ngjyrë të çelur.
Kështu që kisha edhe një motiv më shumë për qënë më “vigjilent” në portë, kapelja e Lilit dhe tifozja e zjarrtë, tiranasja e ëmbël…,.
…Mbase “tiranasen” e ëmbël e zë “lemza” në këto momente, të më kujtojë edhe mua atje ku ndodhet në gjirin e familjes së saj……
