MELANKOLIA
Vjen shpesh herë në jetën time
edhe pse mbyllur e gjen derën,
sikur ka një çelës magjik,
sikur futet bashkë me erën.
Pushton zemrën, trishton shpirtin,
errëson pak jetën time,
me të hirtë e lyen diellin,
i zhduk rrezet në agime.
Nuk dua të rroj në planetin tënd,
tek ty, lumturia e trishtimit.
Vështrimi i boshësisë të shpirtit,
tek fletët e bardha të shkrimit.
Nuk dua të hysh në labirintet e shpirtit,
më trëmbin errësirat e tua,
dua sërish ngjyra në jetë,
rrezet e diellit të nxehtë dua.