Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritBlerta Basha-GËZUAR - GËZUAR

Blerta Basha-GËZUAR – GËZUAR

GËZUAR – GËZUAR

Elbasan i bukur Elbasan,
Sot festën tradicionale si simbol feston,
Me ballakume siç ekemi zakon,
Ditën e verës me mall përqafon.

Këngë e valle sot në qytetin tonë,
Kërcejnë dhe zogjtë shtegtarë,
Bilbilat me zërin e ëmbël si gjithmonë,
Këndojnë maleve për të bukurin Elbasan.

Aromë lulesh në qytet e kudo,
Erdhi vera e buzëqeshur si çdo vit,
Ballakume në çdo rrugicë shtruar
Sot në Elbasan na shohin sytë.

Elbasani shtruar me petale,
Sot festonë festën tradicionale,
Vezët shkëmbejnë e ballakume,
Urojnë gëzuar verën plot aromë lule.

Nuk harrohen traditat e qytetit tonë,
Ku do ndodhemi me mall e kujtojmë,
Buzëqesh natyra anembanë me gëzim,
Për të bukurin Elbasan qytetin tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT