Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeZbardhen detaje të reja për aktivitetet e Naim Murselit para vrasjes së...

Zbardhen detaje të reja për aktivitetet e Naim Murselit para vrasjes së Liridona Ademajt

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 30-vjeçares Liridona Ademaj tre muaj më parë në Bërrnicë të Prishtinës, ku i akuzuari kryesor mbetet bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Televizioni News 24 në Shqipëri raporton se Murseli ia kishte kërkuar një ushtari amerikan një shumë të përafërt të parave me ato të cilat ia ofroi Granit Plavës, ekzekutuesit të 30-vjeçares,

Ushtari i Forcave Speciale amerikane, Donnie Lowery, jeton prej kohësh në Prishtinë dhe njihej me Murselin.

Në një intervistë për News 24, Lowery ka thënë se Murselin e njeh prej dy vitesh. Ka thënë se me të është takuar në dasmën e vajzës së presidentit Donald Trump në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej, efektivi amerikan tregon se çfarë e lidhi, për të mbajtur kontaktet me Murselin dhe se sa i shpeshtë ishte komunikimi i tyre.

“Me Naimin u takuam edhe një herë tjetër në Kosovë, pasi doja të blija një shtëpi në Prishtinë. Naimi do më ndihmonte me procedurat e blerjes së banesës dhe pas kësaj kam folur vetëm disa herë në telefon me të, asgjë përtej kësaj”, tha ai.

Edhe pse komunikimi i tyre ka qenë i rrallë, Murseli disa ditë përpara vrasjes së Liridonës ia ka kërkuar efektivit amerikan një shumë të konsiderueshme parash, duke arsyetuar se gjendej përballë një problemi të madh. Madje i ka premtuar se do t’i kthejë dyfishin e huasë.

“Më telefonoi dy ose tre herë. Ishte shumë I shqetësuar, më kërkoi para dhe më sa se I duheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Gjithashtu më premtoi se do t’mi kthente sërish, madje dyfishin e parave që më kërkoi. Nuk kishte shance t’i jepja para, nuk e besoja si njeri. E gjithë situata me dukej një marrëzi”, tregoi Lowery.

“Nuk e di. Për mua është e çuditshme sepse ai ishte miku i Presidentit Pacolli. Përse duhet t’më kërkonte mua ndihmë dhe para. E gjithë situate nuk kishte kuptim dhe më konfuzonte pafund. Si ka mundësi që një njeri që shoqërohet me njerëz që kanë pushtet dhe influencë të kërkojë ndihmë tek unë?”, tha ai.

I pyetur nëse e ka vënë në dijeni zotin Pacolli, lidhur me kërkesën e Naim Murselit, efektivi amerikan mohon të ketë diskutuar diçka me të.

Ndër të tjera, efektivi amerikan Donnie Lowery u shpreh se është i gatshëm të dëshmojë përpara Gjykatës së Prishtinës për shumën e parave që Naim Murseli i kërkoi disa ditë përpara vrasjes së Liridonës.

Nga ana tjetër, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi më 27 shkurt të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës, bashkëshortin e saj Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën. Naim Murseli akuzohet “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT