A VDES POETI
Sekush gënjeu vdiq poeti
ishte poet i mirë, shtoi një tjetër.
Si nuk e dinë të gjorët
poetët nuk vdesin
ata jetojnë sa t´ketë penë e letër.
A vdes poeti, mos pyetni kot
do ta gjeni ku muza e ka shtëpinë,
ai do t´jetojë për jetë e mot
në kështjella të dritës, në poezinë.