Gastronomët e Kosovës kanë shprehur shqetësimin e tyre pas paralajmërimit të Qeverisë për shtrëngimit e masave, dhe shkurtimin e orarit të lokaleve të gastronomisë.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi me anë të një reagimi ka kërkuar nga Qeveria që të diskutojnë edhe me njohës të fushave të ndryshme para se të marrin vendime për masat e reja.
“E tash, kush i ka fajet? Me keqardhje po e shohim situatën me numrin e rritjeve te rasteve edhe në vendin tonë. Sa herë kemi pas rritje të tillë, gjithmonë gishti është drejtuar te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia në përgjithësi. Po tash që dasmat e klubet nuk kanë punuar dhe gastronomia ka funksionuar me kufizime e masa nga më të rreptat në rajon dhe çdo ditë shumica e bareve janë dënuar, a thua kush i ka fajet?”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e përfaqësuesit të gastronomëve.
Ky është reagimi i tij i Kllokoqit:
E tash, kush i ka fajet?
Me keqardhje po e shohim situaten me numrin e rritjeve te rasteve edhe ne vendin tone. Sa here kemi pas rritje te tille, gjithmone gishti osht drejtu te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia ne pergjithesi. Po tash qe dasmat e klubet nuk kane punu dhe gastronomia ka funksionu me kufizime e masa nga me te rreptat ne rajon dhe cdo dite shumica e bareve jane denu, a thu KUSH I KA FAJET?
Ndaluni dhe mendoni pak para se te merrni vendime e masa te reja. Diskutoni me njohes te fushave te ndryshme. Merrni shembull vendet e ndryshme ne rajon e gjithandej botes. Nuk eshte ne rregull qe kufijte te jene te hapur per te pa vaksinuarit, te mos kete dallime ne mes te biznesve qe jane te fizkalizuara dhe atyre qe funksionojne ne menyre informale, te mos kete dallime mes te vaksinarve dhe ta pavaksinuarve dhe ne fund gjithmone te jete kurban gastronomia.
Vlen me u cek se:
•Si shume sektore te tjera, jemi sektor pa subvencione e te pa perkrahur;
•Na eshte rikthy TVSH ne 18% perseri (ndihma e vetme qe e kemi pas nga Qeveria);
•Denime te perditshme gjithandej.
Nuk eshte ne rregull me i mesu masat ne televizion e portale. Tash e sa kohe ju kemi ftu qe te ulemi ne tavoline dhe t’i diskutojme te gjitha mundesite e bashkepunimit. Andaj, prap po e cekim dhe po ju sygjerojme qe te merrni shembull nga vende te ndryshme ne rajon e gjithandej neper bote, te konsultoni njohes te fushave te ndryshme dhe bashke ta tejkalojme kete krize te madhe shendetesore e ekonomike ne te cilen jemi duke perseri.