SHPIRTI
Ora ka ndaluar varur në oazë të shpirtit,
malli digjet nëpër fije fryme.
Në pritje,
në dhembjen e munguar,
në agime,
iku përnjëherë me dallëndyshet.
Muzgu ka rënë në imazhin e buzëqeshjes,
e shpirti pret si Perëndi të ringjallet.
Më e bukur se lulja e Majit
si balsam,
sonte hënë e yje fshehur për çudi,
nga zilia e ardhjes sate.
Vrasin errësirën e natës, tretur nëpër diej të syve tu të kthjellët si loti
a ndoshta nga zilia e dashnisë;
nanë e bijë.