Kuvendi ka konfirmuar seancën e jashtëzakonshme për të hënën, 24 janar.
Kjo seancë ishte iniciuar nga opozita, që u shprehën kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Madje për këtë kishin mbledhur 41 nënshkrime të deputetëve.
E mbajtjen e kësaj seance e ka konfirmuar edhe Kuvendi.
Seanca pritet të filloj të hënën nga ora 12:00
Pikë e rendit të ditës në këtë seancë pritet të jetë debati për shtrenjtimin e energjisë elektrike.