Noizy dhe Stresi i kanë dhënë fund një prej ‘’armiqësive’’ më të mëdha në botën e repit shqiptar.
Dyshja që prej kohësh ishin në një rivalitet të zjarrtë ku ishin përfshirë edhe fansat e tyre, muajve të fundit kanë vendosur t’i sheshojnë gjërat dhe zënkat t’i përkasin së kaluarës.

Bashkë me reperët në tavolinë shihet edhe Kozaku, i cili po aludohet si personi që bëri bashkë ‘’armiqtë’’ e dikurshëm.
