Tuesday, October 14, 2025
BallinaLajmeQeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e diskutuara sot kundër përhapjes së virusit Covid-19.


Në faqen zyrtare të Qeverisë, u tha se pas një mbledhje virtuale janë vendosur masat e reja që do hynë në fuqi nga nesër.

Në këto masa parashihet zgjatja e orës policore, duke filluar nga ora 22:00-05:00.

‘’ 14. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç: 14.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

14.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë punë apo shërbime publike;

14.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës;’’

Por edhe orari i gastronomisë pritet të shkurtohet, nga ora 22:00 në 21:00.

‘’ 41. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00. 42. Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

43. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër.’’

Të gjithë ata që hynë në Republikën e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar me 3 doza.

2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;

2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT