LOTËT E LUMBARDHIT
(Qytetit tim)
Aty,mësova hapat e fëmijërisë
rrugëve me kalldërma e vapin e djalërsë
ku mora elanin e djepit të diturisë
u brymosa me Lidhjen e Madhe të shqipeve.
Të Tokës sime Arbërore.
Për ty flet dhe rrëfen lashtësia
pellazgishte -ilirishte
qyteti i Abdylit dhe Ymerit
Sylejmanit e Bajram Currit.
Lot i kthjelltë Lumbardhi
takime poetesh e ndjenjash shpirti
Shatërvanit lehtë puhitem
në dritën e neonit, ndezur shetitorëve .
Mbi Kalanë e legjendave
vezhgoje si në pëllembë të dorës qytetin
loti më tradhëtoj dhe shpirtin
Prizerenin e bekoj dhe zoti.
Të dua si një ikonë zemre
sot e për mot shqipesh
tek ti shkëlqen dielli i artë
yjet ndriqojnë bashkë me engjëjt.
Aty vërejta misterjet e bukurisë
rrjedhen akull, të Lumbardhit plak
aty ëndrrova puthjet e zjarrta të vashës
………………………………………………..
SA LARG
Sa larg i kam sytë e atdheut
Më mijëra shekuj dritë
Pse pata fat të mallkuar
Të fshijë lotët pa pushim.
As për vete jo,sa për atdheun tim.
Mbahu Rame Smajlaj edhe ca ditë
Se shpejti vie pranvera dhe zbardhë e bukura dritë
Më Melisen time fluturoj më shpejt
Mëzi pres ta shohum Kosovën e shenjtë.
Tani as acarët më s´kanë çfarë më bëjnë
Dielli ka nisë udhën time të ma ngroh më zemër
Për tokën dhe qiellin që kanë vetëm një emër
Malli im që kurrë nuk po mund ta shuaj.
Erdha me dhe me mendjen time po fluturoj
Para pranverës sa po kam dëshirë të jem me ju
Kur të valon flamuri i pavarësisë se Kosovës
Më 17 shkurt kur lirinë për herë të parë e përqafova.
……………………………………………………………………
Per shendetin e atedheut!
Gjithmonë desha
Dhe ende sot dua
Çmendurisht të ngrehi një dolli
Për shëndetin e atdheut
Dhe shpirtin e të rënëve
Të pi me lisat dhe rrapet
Deri në dehje
E të mos dehem
Le të më japin forcë gjethet
Të qëndroj në këmbët e mia
Po ju them kisha dashtë
Të jem një pjesë e përmendoreve
Që njerëzit të ngritin një dolli
Edhe për shëndetin tim
Dhe atdheun i cili kurrë nuk vdes
Kehl,Jan,2018 Gjermani…