Girona është kualifikuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve.
Ekipi nga Katolonia e mposhti skuadrën tjetër nga ky vend, Barcelonën, me rezultat 4-1, për të shkruar historinë.
Girona për momentin renditet në vendin e dytë me 74 pikë të grumbulluara nga 34 ndeshje.
Ndërkohë, pas humbjes së Barçës, Real Madridi u shpall kampion i Spanjës për sezonin 2023-2024.
Mbretërit e arritën këtë titull për herë të 36-të në histori të klubit.
