Që nga nesër çdo shtetas i huaj që hyn në Kosovë duhet të ketë 3 dozat e vaksinës, sipas masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Në këto masa parashihet ndryshim për shtetasit që do hynë në Kosovë, ku nga dy doza të vaksinës sa kërkoheshin më parë, tani do kërkohen 3 të tilla.
E ndryshim ka edhe në sektorin e gastronomisë, por edhe orën policore.
Më poshtë masat e vendosura për futjen në Republikën e Kosovës:
2. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: 2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19;
2.2 Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).
3.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja kufitare;/