Thursday, March 26, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TË PASTREHËT

Murtez Asllani-TË PASTREHËT

Jetojnë të vetmuar
nuk kanë as shtëpi,
si kalohet kështu jeta
nëpër skuta e galeri.

Janë të pa punë
rrugëve bredhin kot,
sa shumë ka të tillë
kudo nëpër botë.

Gjithmonë të uritur
nga lëmosha jetojnë
netët dhe ditët e ftohta
përjashta i kalojnë.

Shumë gjendje e rëndë
për këta të mjerë,
kurrë pa u kënaqur
as dimër,as verë .

Enden posht e lart
dhe krejt të leckosur
të papastër e me sëmundje
për ta shpresa është sosur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT