DASHURI YJESH
Të kundroj çdo mengjes,
Si lule rrethu me gjethë,
Aroma jote më magjeps,
Bukuri yjesh që më stepë.
Sytë e tu ndrijnë si ylberi,
Ngrihem kur më shikon,
Buzët e tua porsi qershi,
Kush i pa e si i ëndërron.
Tek ti jan shkri terr e dritë,
Bukuri yjesh që të shtang,
Ndaj le të flasin xhelozitë,
Me pas duan sharmin tënd.
Ndizet si zjarr në shpirtë,
puthja jote me bën magji,
Dëgjoj zërin e një sirene,
Tres pas tij, ku jam se di.
Humbas detit të thellë,
Frymoj puthjeve si zjarr,
Sodis qiellin që përkund,
Dashuri yjesh të pafund.
