Bayer Leverkusen është kualifikuar në finale të Europa League, pasi eliminoi Romën me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Padyshim Granit Xhaka si një lider i skuadrës, edhe në këtë ndeshje shkëqeu në fushë, duke qënë një prej futbollistëve më të mirë, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti kosovar arriti një statistikë të frikshme, duke krijuar 10 shanse për gol në pjesën e dytë ndaj Romës.
Kjo nuk kishte ndodhur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve apo atë të Evropës, të paktën që nga fillimi i sezonit 2016/17.
Xhaka sot ishte asistues edhe te goli i dytë i Leverkusenit, ku Stanisic barazoi rezultatin në 2-2./IndeksOnline/
