Thursday, January 22, 2026
BallinaLajmePlas sherri në një familje në Gjilan/ Burri me bashkëshorten ia rrah...

Plas sherri në një familje në Gjilan/ Burri me bashkëshorten ia rrah gruan nipit të tij

Dukuri shetësuese vazhdon të mbetet dhuna në familje.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Gjilan, ku sërish viktimë e dhunës është një grua. Këtë herë të dyshuar për rastin janë një çift, burrë e grua.

Sinjali mëson se burri i dyshuar bashkë me gruan e tij e kanë rrahur bashkëshorten e nipit të tij për motive akoma të panjohura.

Sipas informacioneve të para, në përleshje është futur edhe burri i viktimës, i cili ka tentuar t’i ndalojë të dyshuarit.

Lidhur me rastin, Policia i ka arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari kryesor u dërgua në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT