Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -ATDHEU

Petro L. Sota -ATDHEU

ATDHEU

Atdheu,
nuk është një plaçkë tregu,
Por as kalë me shalë,
për t’i hipur,
Për të kaluar
nga një breg tek bregu,
Por matrapazët
atë përherë e kanë shitur.

E kanë shitur,
për karrike dhe pushtet,
Si bixhozxhinj
kanë luajtur me bindje,
Por atdheu,
me krahë hapur,
të përcjellë dhe të pret,
Atdheu,
është mall,
por është edhe dhimbje.

Ai është mbështetja,
kur i lodhur je,
Është zëri i thirrjes
për vetmohim,
Është si përkëdhelja e nënës
kur fle,
Por, është dhe pika e lotit,
në dëshpërim.

Edhe kur e merr rrugën larg,
të thërret,
Që kokën t’a kthesh pas
me mallëngjim,
Ashtu si nëna,
kur fëmijën e pret,
-Kthehu shpejt,,,!
e mos u vono,,,!
të thotë- o biri im.

Sado mirë diku tjetër,
mund të jetosh,
Por në ëndërr të shfaqet fëmijëria,
Atë kurrë
nuk mundesh ta harrosh,
Është ndjenjë,
është dhimbje nga dashuria.

Ndërsa një fjalë latine,
diku e kam lexuar,
Që ” Aty ku banon liria,
atje është vëndi im”
Mund të jetë për dikë tjetër,
që ndoshta e ka mohuar,
Dhe të mohosh atdheut,
është një mallkim.

Edhe pa liri,
shumë vjet kemi qenë të pushtuar,
Por vëndlindjen kurrë
nuk e kanë braktis,
Për atdheun
me penë e pushkë kanë luftuar,
Atdheu ka qenë dhe mbetet,
ëndërra e lirisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT