Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritIRMA KURTI - ATËHERË NUK E DIJA

IRMA KURTI – ATËHERË NUK E DIJA

Mendimi im kapërcen kufijtë,
ndalet atje, në një park pranë
shtëpisë, një shekull larg, kur
me prindërit shëtisja përdore,
vrapoja për të mbledhur lule,
petalet e bardha si qiell bore.

Atëherë nuk e dija, por tani
e di mirë se në ato vite kisha
takuar lumturinë…

Paskëtaj, kthimi ynë në shtëpi.
Dora e Nënës më mbështillte
gishtat, teksa shkruaja germat
e para në fletore; errësira pas
xhamave venitej, ndërsa unë
murmuritja notat e fundit të
një kënge.

Atëherë nuk e dija, por tani
e di mirë se ajo dorë ngrohte
më tepër se zjarri që në sobë
bubulonte pa zhurmë; se ato
shkëndija që çliroheshin kur
ngroheshim përreth saj, ishin
yjet më të ndritshëm që s’do
t’i shihja më në jetë kurrë.

Atëherë nuk e dija, por tani
e di mirë se në ato vite kisha
takuar lumturinë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT