MOTRAT E MIA
Kam dy motra
shumë të mira,
kur vijnë te vëllau
iu buzëqesh fytyra.
Drita vjen
duke buzëqesh,
ndërsa Myrvetja
gojën vesh më vesh.
Drita ka
dy doktora
dhe Myrvetja
tre sokola.
Jam krenarë
me motrat e mia,
gëzohem që i kam
lumë bën shtëpia.
Mburrem që i kam
dhe jetojnë të lumtura,
njëra si selvi
tjetra sikur flutura.
O motrat e mia,
të lumtura iu pafsha!
Me jetë të gjatë
me djem e me vasha..
Kur vijnë ato
gjallërohet shtëpia,
gëzohemi të gjithë
më së shumti fëmija!
Ju uroj shëndet
dhe jetë të mbarë,
motrave të mia
dhe fëmijëve shkollarë!
