Dielli krehet pas reve !
Një çast,
mu bë sikur po mblidhja grurë
në ngjyrë të kaltër, me kallzat e tij
të ndërtoja një bukë të madhe ëndrre.
Në mëngjes,
ëndrrat më pëshpëritën, në një gojë gjithë gëzim
Ç’shije të mirë kishte buka e mbrëmshme
e gatuar nga ti.
Sinqerisht u gëzova dhe u çela ne fytyrë.
E pyeta mëngjesin,
ku i ke fshehur, dëshirat dhe ëndrrat që pe mbrëmë
Brënda meje;
-tha ai
në qepallat dhe tërbimin e betejës.
Mbrëmë pashë ëndërr
sikur po mblidhja valë dhe zëra deti
për të ngjyrosur një ëndërr.
Vrapoja shpellave, ndizja zjarre
duke kërkuar mbrapa tyre të vërtetët.
Te vërtetat janë të hidhura;
-tha deti
dhe tê dyshimta shumë herë.
Mbrëmë u ndjeva pas shumë
kohësh më e lirë dhe më ëndërrimtare se kurrë
Në krahërorin tim, ti,
kishe vënë buzët dhe vetëm më pëshpërisje.
Një sagë të tërë dashurie.!