Tingujt e fjalëve ,
që joshin krejt qënien,
dua t’i mbledh.
Ashtu si manat e bardhē,
kur mblidhnim fëmijë,
pasi im at i shkundte prej degëve të pemës shekullore .
Ne fëmijët, mbanim çarçafin e bardhë
si boçe reje
të lidhur dora -dorëz ,
e kërcenim nga lumturia me tingullin e tyre ,
kur binin.
Nëna bënte pekmezin më të mirë në botë,
Eliksirë jete e kishim quajtur,
e nuk na gostiste veç ne,
por gjithë mëhallën
që t’ua ëmbëlsonte sadopak hidhtësinë
e gjakut.
Ajrit bosh ,
hijet e degëve të manit flenë.
Nën çatinë e mbuluar me myshk ,
përplasen ca kandrra ,
thurrin e thurrin secila rrjetë ,
Hëna derdh gjithë bukurinë ,
pasi zhytet në det.