Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-AMANETI

Arjana Fetahu Gaba-AMANETI

Miku im, kur të ngjithesh me balonë siç e quan nëna ime,
Tre pika loti rrudhave, do ti kem fshirë,
Mos më harro amanetin që ta kam dhënë,
Eshtë e vetmja e zemrës dëshirë.


Tek rrugica pa shtruar ende, si në mesjetë,
Do të zbardhi vetmuar shtëpia ime ,
Nje qiparis i lashtë rrëzë gardhit, diku duhet të jetë,
Dhe tek porta e pritjes, patjetër nëna ime.


Do të të dhimbsen sytë e saj, jo të kthjellët tashmë,
Të qarat ja kanë zbehur shikimin asaj,
Po kur të të shoh të vetëm pa mua,
Do të shkrehet në vaj shpirti i saj.


Thuaji as kësaj here s’munda, që ajo ta dijë,
Tregoi se jamë mirë, veç meraku po më tret mbi dhe,
Të më presë se biri I saj një ditë do të vijë,
Përqafoje fort sikur të jem atje.


Shih mirë shtëpinë të lutem miku im,
Unë dhe vijat e sokakëve i kam shumë mall,
Një grusht dhe nga atje s’do të kish një çmim,
Ajo ia kalon dhe gurëve të rrallë.


Kur të futesh brenda, puthja dorën nënës time,
Pi një kafe a raki sikur të jem unë atje,
Sytë e saj të vegjël do t’pikojnë trishtuar,
Mos I thuaj gjë, bëj sikur se sheh.


Shaminë e nënës të më sjellësh siç të porosita,
Dhe fjalët siç ti tha renditur, hajde dhe mi thuaj,
Mërgimi më vodhi nga ty nëna ime ,
Ndaj dhe unë nga malli, kam një jetë që vuaj.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT