Midis nesh nuk mbeti më asgjë,
si natë janari pa hënë ,pa yje,
si perëndim muzgu tashmë ,
u përhap dalë nga dalë si hije.
Diçka mbeti pa u bërë, pa u thënë,
tashmë vonë u bë zemrat u ndanë,
loti i rrëshqiti shpirtit të vrarë ,
gishtat treten baladën në varg.
Përse të desha ty, përse vallë?
sa herë pyeta veten në mallë,
kë dehën sytë e tu mëkatarë?!
e fjalë të ëmbëla i thu
pandalë.
Do jem aty si hija jote trupore,
sinkronizuar me dhëmbjen që le,
bashkë me erën lozonjare,
kësaj nate pafat i vumë fre.
Kujtim në varg, balade në mëndje,
Sa herë të lexohet tretet dhëmbje,
Se kur vdes një dashuri si loti,
Gjëmēn e ndëgjon dhe vet zoti.
Pranvera vjen përsëri trêndafila çel sërish
Veçse një gjë ti mirë duhet ta dish,
Në skajet e kujtesës sktrukur aty,
Fshehur diku jam si një notë , si melodi.
Veçse;
Unë nuk do jem më ,
si bukuri,
në vargje fjalët etyde dashurie mbjellin.
