Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Godo Mehmetaj

Çaste poetike me poetin Godo Mehmetaj

KUSH U RRIT NË FSHAT!
A e mbani mend,
kush u rrit në fshat,
opingat me tela,
si fëmije pa fat.
Rritur me të keq,
me një cop bukë that,
na këpuste gjumi,
flinim dhe pa darkë.
Me dhën e me lopë,
na zgjonin me natë,
me poturret grisur,
nga kërcinjte gjak.
Po sot nostalgjia,
bën te shkosh me vrap,
të pishë një godë dhallë,
dhe pak djath në nap.

…………………………………………………………………………

IKA PO GJURMET MBAS I LASHE
Ika po gjurmet mbas i lashe,
duke kerkuar nje jete me te mire,
kerkova gjithandej po mbeti deshire,
vrapova mbas jetes teje e te veshtire.
Ashtu si delja e ndare nga kopeja,
rrugeve te pa njohura s.dija nga veja,
kishja humbur triven nga erdha se gjeja,
keputur nga lodhja nje ze me thosh eja.
Ika me dhimbje per njerzit qe lashe,
mbetur si jetim te qaj e bertas
vrapova mbas fatit po se gjeta kurre,
me vite te tera gjekundi se pashe.
Me syte e perlotur me mendjen te mpire,
harrova dhe kenget s.mundem te kendoj,
ne gjume me flete Nena: po ku je o bir?
dhe rrugen nga u nisa vazhdoj ta kerkoj.

……………………………………………………………………………….

QE TE VEGJEL BASHKE
Qe te vegjel bashke
prane e prane nje jete
po ika nga kjo bote
te pres larte tek rete
Kurre sdo te ndahemi
si dy shpirtra te lire
nga njeri yll te tjetri
ne pafundesine hapesire
Shtepine e perjetshme
ta kemi lart ne hene
te dua gjithmone prane
te ta degjoj zene
Jeta shkon si enderr
vrapon dite e nate
dhe kur i vjen fundi
do ta fillosh prape

……………………………………………………………………………………

SA DO PRES PER NJE PERGJIGJE
Sa do pres per nje pergjigje
mike moj e mira mike
me ato naze me vdiqe
e lare me uje pike
Ref;;
Mike moj e mira mike
ma more mendjen dhe ike,,,
Zjarrin qe ndeze s,ma fike
mbeta penge i asaj dite
nje faqe behari shkoi
me mbeten syte nga kroi
Ref
Mike me more inat
per ty ngriesha me nate
ma more mendjen dhe ike
mike moj e shtrenjta mike
Ref
Mike moj dhe sa do pres
ti zgjove enderrat e mia
te lutem ma jep nje shpres
se nga marazi do te vdes
Ref
Mike mos me ler te vuaj
po nuk me deshe me thuaj
ilaci qe sheron mua
e gjej ne buzet e tua

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT