Thursday, September 19, 2024
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali -NË BUZËN TËNDE FJETA MBRËMË

Enertin Dheskali -NË BUZËN TËNDE FJETA MBRËMË

Në syrin tënd më zuri gjumi mbrëmë,
Bisedova me lotët e tu, në skutat e dhimbjes,
Lundrova mes kujtimeve si hënë e ngrënë,
Nëpër qiellin tënd të vrenjtur prej pritjes…


Në buzën tënde të vogël fjeta mbrëmë,
Drithëruar si një zokth nga fryma jote,
Në shpirt, një buqetë puthjesh më ke lënë,
Si një copë përjetësie prej kësaj bote.


Brenda zemrës tënde fjeta këtë natë,
T’i ndjeva rrahjet, si muzika e ëngjëjve,
U dogja në zjarrin tënd, si dru i thatë,
Përhumbur mallit, mes pritjeve dhe endjeve.


E kotë që hesht e dashur, përtej largësive,
A e mban mend, ti je unë dhe unë jam ti,
Unë fle në syrin dhe në buzën tënde,
Bleron mes ortekësh të çmendur kjo dashuri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT