Babait i bënë pyetje lumë,
Edhe ditën që sytë po mbyllte,
Ai i shtonte dashuritë aq shumë,
Se s’donte vrer të villte.
Babait i bënë shumë pyetje,
Njëra pas tjetrës rradhë,
Dhe s’dinte ç’të thoshte për vërejtjet,
Vërejtje! Nga të fillonte më parë!
P L I S A T
Babai, para se të ikte nga kjo botë
Më la amanet një plis
“S’po ta bëj dhuratë kot
Veç kështu e kemi zakonin si fis”.
Më uroi babai, që ta mbaja me nder
Atë plis të rëndë, të ngrohtë
Kështu më uroi babai atëherë
Se kështu i ka plisat kjo tokë.