S’di çfarë më lidh, me zogjtë shtegtarë ,
Vallë ndoshta udhëtimi!?
Pemët pa gjethet, si prindërit qyqarë,
Si vjeshta pa qilimin…
S’di çfarë më lidh me zogjtë shtegtarë
Kthimi tek foletë!?…
A ndoshta do t’u kenë vënë zjarrë!?…
Siç po vënë zjarrë në shtet….