Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritXhemile Adili -TAKIM PAS VITESH

Xhemile Adili -TAKIM PAS VITESH

Në atë lokalin e vjetër,
Ku dikur takoheshim, miku im!
Këmba ime s’më kishte shkelur.
Pasi u largove ti.


Se s’më shkonin këmbët,
Të vazhdoja rrugën që kisha nisur,
Pa e pirë një gotë në atë lokal,
Në të vetmin vend,
Ku ti mund të përmbysje një gotë,
Në momente gazi,
Apo në momente dhembjeje.


Tani aty kishte ndryshuar çdo gjë,
Banaku, orenditë e çdo gjë tjetër
Por kurrë s’kisha harruar,
Atë vend ku ulesha me ty.


Kujtimet të gjitha ishin aty,
Edhe pse aty asgjë s’ishte si më parë.
E hutuar, kur kujtoja moshën e rinisë,
Shikoja të gjitha tavolinat ku të zë vend,
Si për çudi, në atë çast,
Ti ndodheshe aty,
Në po të njëjtin vend,
Ku dikur uleshim bashkë.


Për një çast mbeta e shtangur,
Thashë mos jam në ëndërr,
Nuk isha në ëndërr,
As nuk më bënë sytë,
A ishe vërtet ti,
Kishe po atë shkëlqim sysh,
Po atë buzëqeshje të ngrohtë,
Po atë shpirt të bardhë,
Me cifla gote rrethuar.
Ishin vetë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT