Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritGani Orana-SI JEMI NE

Gani Orana-SI JEMI NE

Ne jemi përrenj!Jemi në një kodër harrese.
Ne pastrojmë iluzionet dhe pluhurin rutinë,
Ne shpesh ndalemi në digen e durimit,…!
Si jemi Ne! Ne sjellim me vete rërë të fajit.


Ne jemi fusha të etura ëndrrash…
Ne qajmë për shiun e dashurisë së parë;
Ne drejtojmë iluzionet e thata dhe të lakuara,
Në pëllëmbët të djegura nga mashtrimet.


Ne jemi spërkatjet e afta të vesës së butë,
Të shpërndara mbi barin e bardhë të mendimit!
E në faqet po tona na rritet një lot i ri,…
Ne po ngremë pyetje në syrin e uritur…!


A jemi heshtje opo tinguj seriozë,..?
Në shpellat e errëta të poshtërimit,
Ne kërkojmë me dëshpërim esenca të buta,
Në liqenin blu të ndërgjegjes….


Ne jemi jehona në lugina pjellore..
Ne zgjojmë pyjet e pëshpëritjeve të fshehura,
Ne mbajmë përgjigje të rrumbullakta ..
Po edhe shira të lagura mbi supet tona!


Ne jemi fije të bardha dhe copa të zeza,
Amalgamë tonesh, gjithmonë të pavendosur,
Ne presim të gjithë fjalën të uritur…
Ne kërkojmë ide,përmes koncitet ngrysur.


Ne jemi shigjeta drite të fuqishme,
Ne premë akullin e impotencës….
Kur grija apatike e ëndrrave na shijon..
Ne e mprehim vullnetin tonë në gurë besimi!


Ne jemi udhëtarë, në rrugë me një kuptim!
Ndonjëherë ndalemi parkingjev nga konfuzioni.
Ne vishem me të verdhë marrëzitë e pabesëura
Ne u japim infuzione mendimeve të sëmura…!


Ne jemi copa balte të grimcuar,
Formuar në grushtat e heshtjeve shurdhuese,
Pasthirrma, nga koha me iluzione të njollosura
Ose gjemba dëshirash të absurda……!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT