Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -DIELLI IKU MATANË

Zymer H. Haliti -DIELLI IKU MATANË

Atje larg diku në perëndim
Dikur vonë dielli perëndoi…
Me vete mori shpirtin tim
E m’la n’heshtje të meditoj

Sa shumë e doja sot diellin
Të qëndronte në këto çaste
retë e dendura veshën qiellin
Iku dielli hijerënd mbi male

Unë pa diell nuk e dua jetën
Sepse as lulet s’do tê çelin
Të mangut e ndiej dhe vetën
Kur afër nuk e kam diellin…!

Sonte në heshtje po kaloj natën
E n’mëngjes pres të shfaqet dielli
Për shumë gjëra e mbajta fjalēn…
qëndisur bukur me ngjyra ylberi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT