SHPIRTI QANË
Jam i fort
E mbaj lotin
Fort e mbaj,
Edhe pse
shpirti qanë!
Shpesh më pyesin
Si jeton me dhimbje,
Njerëzit nuk po shohin
Prej dhimbjes
që del loti.
Po shoh me sy
Njerzit nuk shohin,
Kur ju duhesh
Edhe në terr
te njohin!
O Zot,
A thua dhimbja
është mbështjell,
Ky shpirt që qanë!
Është jeta
mësohesh me dhimbje.
Provon të gjitha
nga kjo jetë.
Do te vie dita
nuk jeton më
I lëm krejt,
Pushon trupi
Në dhe.
Pasardhesit
Do te mësojnë,
Dhembjen tonë.
Ata lotë shpirti
Që i lam këtë botë!
…………………………………………………………………..
Ëndërr të jetës
Nga libri, Kujtime
Për lumturinë shumë punova,
Ëndërroja të jem i lumtur,
Mos luani me plagët e mia,
Mos mi shtoni dhimbjet e trupit .
Merzin u mundova ta largoj ,
Ngado që vajti trupi,
Këmbët e mia në udhëtime,
Plagët e shpirtit i mora me vete.
Sa here u rrëzova, u lëndova…
Dashti Zoti u shërova,
U ngrita përsëri në këmbë,
Jetën e vazhdova me ,
Vargje e shkrime shkruar me lotë,
I bëra bashkë lotët e dhimbjes,
Me lotët e gëzimit të lumturisë,
Te cilat nuk munda ti ndaja .!
Dëshirat e zemres e donin lumturinë,
Kjo mbetët jeta e cila nuk është ,
As që do të jetë e tëra e lumtur,
Edhe pse u mundova të jem i lumtur,
Ëndërrat e jetës kurr nuk shuhen,
Deri të del shpirti nga trupi. !
…………………………………………………………………………
Rrugët e jetës
Vajta ka nuk vajta,
Rrugëve të jetës,
Askund nuk panë syt,
Vetëm rrugë të drejta…
Vajta ka nuk vajta,
Në shumë vende t’ botës,
Askund rahati s’ gjeta,
Si te vendi i lindjes.
Vajta ka nuk vajta,
Nepër shumë takime,
Askend nuk e pashë,
Sikur vetën time.
Vajta ka nuk vajta…
…………………………………………
DËSHIRAT E ZEMRËS
Sa here lapsit ju ndryshu ngjyra,
Mbi fletën e bardhë,
Vargje shkruar me lotë,
Edhe dora më dridhej, në
Lotin e dhimbjes ,
Në brendësin e shpirtit.
Gjitha ato sfida ,
Heshtja më dha forcë ,
Dhimbjet e zemrës ,
Në heshtje e qetësi ,
Ti kalojm më leht !
Çdo shpirt ëndrron ,
Te lë diç pas,
Shpirti im krijues , ëndrrën e fëmijëris,
Nga lakmia kur i lexoja librat
E shkrimtarëve dhe poetëve,
Herëhere bëra vargje, …
Nji prej ëndrrave më është realizuar,
Ti lë gjurmët e jetës ,
Në vëllimet e librave …
Ëndrrat mbetën ëndrra, e
Dëshirat e zemrës ,
Vështirë shpirti këtë jetë ti provoj,
Mbetën te ditari im të shkruara, si
KUJTIME .