Te ajo shtëpia përdhese,
shuante heshtjen e qara e një fëmie
i shtohej korit fëmijëve të tjerë,
djepet përkundnin nënat me ninullat e tyre!
Oborrit mbushur gurë e pluhur,
aty te pragu i shtëpisë përdhese,
mësonin të ecnin sa herë vrisnin gjunjët,
fëmijët këmbë zbathur luanin me topa lecke!
Te ajo shtëpia përdhese
brenda mureve me plita* balte,
te oborri gurtë ku mësova të ecë,
sa shumë kujtime më ndjekin nga pas!
